Aktivitete per njohje te karatese kosovare

Kryetari i Federates se Karatese se Kosoves, Fadil Arifi si dhe perzgjedhesit e perfaqsueses se Kosoves ne karate, Muhamet Rexhepi dhe Ylber Syla, percollen Kampionatin e Ballkanit ne karate, i cili u mbajt ne Igallo te Malit te Zi.

Fadil Arifi takoi ne kete aktivitet sekretarin e Pergjithshem te Federates Evropiane, zotin Yerolimpos. Gjate ketij takimi Arifi e njoftoi Yerolimposin per aktivitetet e Federates Kosovare te cilat jane te harmonizuara me statutin dhe rregullat e WKF,  si dhe ia perseriti kerkesen per pranim sa me te shpejte ne familjen e karatese evropiane.

Yerolimposi e inkurajoj Arifin se "lajmet e mira do te vijne se shpejti", por njekohsisht edhe e permendi pengesen te cilen veç me vite dihet, qe statuti i Federates Boterore nuk e lejon tash per tash anetarsimin. Arifi e ftoj Yerolimpposin qe ta vizitoj Kosoven dhe te njihet drejtpersedrejti per nivelin e karatese kosovare si dhe organizimin e saj. Ai e pranoj kete
ftese, por per shkak te agjendes se tij te ngjeshur tani per tani nuk mundi te caktoje date te sakte.

Kryetari FKK, Fadil Arifi, gjithashtu takoj dhe bisedoj edhe me Kyetarin e Federates se Karatese se Turqise, zotin Esat Delihasn. Edhe Presidentit te Federates turke ju kerkua mbeshtetje e Kosoves dhe gjetja e formave sa me te shpejta per anetarsim ne Federaten Evropiane dhe Boterore. Arifi e informoj per aktivitetet e FKK, orientimin e saj kryekput sipas WKF por njekohesisht edhe e falenderoj zotin Delihasan per ndihmen, perkrahjen dhe ftesat permanente te organizimeve te karatese qe mbahen ne Turqi, ku Kosova lejohet te marr pjese e barabarte me shtete tjera. Presidenti u zotua se do ta perkrah Kosoven si dhe premtoj qe do te gjen kohe per takime me drejtuesit e FKK si dhe do te thelloj bashkpunimin.

Kreu i FKK pati takim edhe me Presidentin e Federates se Karatese te Malit te Zi, zoteri Vladimir Mrvaljevic, nga i cili u kerkua qe ta perkrah Kosoven per anetarsim. Ai shprehi gatishmerine per bashkpunim te mirefillte .Ai tha se bashkpunimi po ndodh, klubet kosovare po marrin pjese ne organizimet ne Malin e Zi, por edhe ato te Malit te Zi po vijne ne Kosove. Ai shprehi gatishmeri qe bashkpunimi te jete ne mbajtjen e seminareve te ndryshme per garues dhe refere por edhe forma tjera.
Ai tha se Kosova gjithmone ka pas garues te mire, por edhe tash eshte i njoftuar per nivelin e larte te karatese kosovare.

Fadil Arifi dhe perzgjedhesit gjithashtu takuan drejtuesit e Federates se Karatese shqiptare, zotin Parid Dule dhe Ramiz Ismajlgeci me cilet kembyen pervojat dhe njekohesisht renditen detyrat per ne te ardhmen. Ata kontribuan shume dhe asistuan ne takimin me Yerolimpposin, duke perkrahur por edhe informuar ate per avancimin e karatese sone.

Gjithashtu Arifi,  ne kete aktivitet u taku me drejtuesit e Federates se Maqedonise, nenkryetarin Besnik Muratin i cili mjaft kontriboj per takime dhe lobim per Kosoven ne mesin e shteteve pjesemarrese. Gjithashtu me te u bisedu per thellimin e bashkpunimit ne rrafshin kombetar.

Perfaqsuesit tane u takuan edhe me z. Ruzhdi Rama, drejtues i klubit Ulqini, me te cilin u dakorduan per bashkpunim, konkretisht per pjesemarrje ne aktivitetet te perbashketa, si ne Kosove e ashtu edhe ne Malin e Zi.

Komisioni per Informim i FKK


Foto:

Presidenti i FKK Fadil Arifi dhe Sekretari i Pergjithshem i Federates se Karatese Evropiane, Yerolimpos, Igallo, Mars 2012