Seminar i karatese me mjeshtrin japonez Y Ohta, 7 DAN

Aktivitete te perbashketa mes Fakultetit te Shkencave Sportive dhe Federates se Karatese se Kosoves.

Me 13 dhe 14 tetor 2012 Seminar i Karatese me mjeshtrin japonez Ohta, 7 DAN

Ne fund te javes se dyte te tetorit , ne Prishtine do te vjen mjeshtri japonez i karates Ohta, 7 DAN, president i JKA per Britanin e Madhe.

Kete lajm e ka konfirmuar prof. Ajvaz Berisha. Mjeshtri i karates Y Ohta i eshte pergjigjur fteses se Fakultetit te Shkencave Sportive per
te mbajtur nje seminar te karatese per studentet e ketij Fakulteti por edhe per karateistet e klubeve kosovare si dhe te karateisteve nga
shtetet tjera te Rajonit.

Ky seminar do te jete mjaft i rendesishem per avansimin e karatese kosovare, dhe eshte perkrahur edhe nga Federata e Karatese se Kosoves e
cila i fton trajneret dhe karateistet qe ta ndjekun kete seminar te vlefshem, posaqerishte ne lemine e katave.

Seminari do te mbahet ne Palestren e Sportit ne Fakultetin e Shkencave Sportive, me 13 dhe 14 tetor 2012.

Per informata shtese do te ju informojme diteve ne vijim.


Video: http://www.youtube.com/watch?v=y66kCtuc9Tc

 

Komisioni per informim i FKK

KK Fudochi - Orllan organizon turne perkujtimor me rastin e datelindjes se heroit Zahir Pajaziti

Klubi i karatesë FUDOCHI-ORLLAN, njofton të gjitha klubet e interesuara se me rastin e ditëlindjes së heroit të kombit tonë Zahir Pajaziti dhe me rastin e festës të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë të shtetit shqiptarë me dt.10.11.2012 në ora 10:00, Orllan mbahet  turneu i 7 përkujtimorë “ZAHIR PAJAZITI”.

U mbajt seminari i tretë i karatesë për gjyqtarë

Me datën 23.09.2012 në shtëpinë e sportit u mbajt seminari i tretë i Karatesë për gjyqtarë. Qëllimi i seminarit ishte riferskimi i rregullave të karatesë, ngritja e cilësisë, avancimi i gjyqatrëve të rinjë dhe përgaditja e gjyqtarëve për licencim dhe rilicencim.

Njoftojmë të gjithë ata që janë të interesuar të licencohen ose të avancohen si gjyqtarë se provimi do të mbahet me datën 06.10.2012 në fakultetin e kulturës fizike në Prishtinë duke filluar nga ora 09:30.

Kushtet e provimit do të janë si në vijim:

Provimi do të mbahet në dy faza:

  • PROVIMI TEORIK
  • PROVIMI PRAKTIK

Pagesa për provim është 20euro.

Gjyqatrët e licencuar do të paisen me:

  • Librezë për gjyqtarë.
  • Ëmblemë për gjyqtarë.

Certifikatë për licencim.

Te shtunen dhe te diellen ne Pallatin e Rinise dhe Sporteve organizohet seminar i karatese, ligjeron Ekrem Taraku 8 DAN

Kesaj te shtune dhe te dielle ne Prishtine do te mbahet seminar me pionerin e karatese kosovare, z.Ekrem Taraku, 8DAN.
Ekrem Taraku jeton dhe vepron ne New York te SHBAve, por ketyre diteve do te qendroj ne Kosove.Ai pozitivisht i eshte pergjigjur fteses se Federates se Karatese se Kosoves qe per trajneret dhe karateistet kosovar te mbaj nje seminar dy ditor.

Seminari do te mbahet ne Pallatin e Rinise dhe Sporteve, ne sallen e karatese dhe do te filloi prej ores 11:00(22 dhe 23 shtator 2012).

Ftojme te gjithe trajneret dhe garuesit e interesuar qe ta percjellin kete seminar te vlefshem te karatese.

Ne foto: Ekrem Taraku 8 DAN

 


Komisioni per Informim i FKK


Karateistet kosovar rendisin sukseset nga arenat nderkombetare

Afrim Latifi i arte ne Budapest Open ndersa Orges Arifi i bronzte. Ndersa Alvin Karaqi i arte ne Banzai Cup te mbajtur ne Berlin.


Karateistet tane vazhduan serine e sukseseve neper arena nderkombetare.

Mbreme vone ne Budapest te Hungarise,u mbajt turneu elitar i karatese ne te cilin moren pjese mbi 20 shtete nga Evropa dhe bota.

Meqenese perfaqsuesja e jone nuk pati mundesi te marr pjese e organizuar per shkak te mos sigurimit te mjeteve financiare, atje udhetuan me mjete vetanake dy perfaqesuesit e saj, Afrim Latifi dhe Orges Arifi.

Afrim Latifi deshmoi edhe kesaj radhe se e ka vendin ne mesin e karateisteve elitarte  te botes.Ai arriti me mjaft atraktivitet t'i mposhte kater garues cilesor dhe u stolis me medaljen e arte. Luften e pare e fitoi nga Smik Frantisek (Sllovakia) te dyten nga Presinaky Filip gjithashtu nga Sllovakia. Ne gjysem finale mposhti nekampionin e Ballkanit, kroatin Ivan Zoricic, ndersa ne finale doli ngadhnjyes ndajukrainasit Krisanov .

Ky rezultat do te jete i rendsishem per te shikuar formen para Kampionatit Boteror te Karatese i cili do te mbahet ne Paris te Frances, ne te cilin Latifi synon te arrij sukses por edhe ta mbyll karieren e suksesshme te karatese.

Orges Arifi, anetar i Klubit te Karatese Ippon i Prishtines, gjithashtu shenoi rezultat te vlefshem, duke u stolisur me medaljen e bronzte.
Ai mposhti garuesin sllovak Gazik Marin dhe garuesin ukrainas Mamrenko Stanislav ndersa ne gjysem finale eshte eliminuar nga danezi Jensen.

Gjate ketij vikendi edhe perfaqsuesi i njohur i Kosoves dhe anetari i Ipponit te Prishtines, gjithashtu me mjete finaciare vetanake udhetoi per Berlin, per te marr pjese ne garen prestigjioze "Banzai Cup" ku arriti rezultet te madh, duke u stolisur me medaljen e arte ne kategorine e karatisteve U21, -78kg.

Edhe ky eshte rezultat i larte i ketij garuesi me shume perspektive i cili viteve te fundit eshte duke korrur rezultate anekend botes.

  

Komisioni per informim i FKK-se.

Karateistet tane u kthyen nga semnari i sukseshem karatese "Bar-Montenegro 2012"

Tivar, 27.08.2012

Mbreme ne Tivar zyrtarisht u permbyll seminari dhe kampi pergaditor 8 ditor i karatese ne te cilin morren pjese karateistet me te mire te Kosoves, Malit te Zi , Sebise si dhe ata te Kroacise. Kosova ishte e pranishme me 24 pjesemarres (kadete, juniore dhe seniore deri 21 vjeq).

Mbi 120 karateiste ndoqen seminarin mjaft te suksesshem, ne te cilin ligjeroi mjeshtri i karatese, z.Rajko Vujosevic. Ai spjegoi teknikat me te avansuara, konkretishte ato poentuese te cilat jane duke u aplikuar neper gara nderkombatare.

Karateistet paten rastin qe perseafermi ti degjojne por edhe njekohesishte ne menyre praktike t'i perfeksionojne ato teknika.

Gjithashtu,  ne kete seminar te vlefshem u spjeguan edhe katat ne te cilat ne ende jemi larg cilesise se deshiruar.Garuesit tane me vemendje i percollen te gjitha seancat stervitore.
Ky seminar u shqua edhe me pjesemarrjen e emrave te njohur te karatese ne bote, ku ne mesin e tyre ishin edhe kampionet Afrim Latifi dhe Almir Cecunjanin.

Kjo pjesemarrje e karateisteve tane u mundesua me mbeshtetjen finaciare te Departamentit te Sportit.


Komisioni per informim i FKK-se.

Karateistet kosovar marrin pjese ne seminarin e perbashket te karatese me karateistet me te mire te Malit te Zi dhe te rajonit

Karateistet me te mire kosovar (U 21 , juniore dhe kadete) fal mbeshtetjes financiare te Departamentit te Sportit te Kosoves,  neser do te nisen per Tivar,  per te marr pjese ne seminarin dhe kampin pergaditor te karatese i cili do te mbahet prej 18 deri 26 gusht.

Perzgjedhesit kane caktuar keta 20 karateistė me te sukseshem te deshmuar ne arenat tona dhe nderkombetare gjate ketij viti.

1.Herolind Nishevci-Ippon Prishtine
2.Alvin Karaqi-Ippon Prishtine
3.Elhami Shabani-Drita Gjilan
4.Enes Zullufi-Iliria
5.Hana Shatri-Liria Istog
6.Gresa Hyseni-FAN
7.Orges Arifi-Ippon Prishtine
8.Fortesa Orana-Dardania Gjilan
9.Naim Maloku-Dardania Gjilan
10.Hekuran Sojeva-Sharri Ferizaj
11.Meriton Byqmeti-Elita Gjilan
12.Ardit Halimi-Elita Gjilan
13.Olt Aliu-Ippon Prishtine
14.Adonis Sinidolli-UNSU
15.Argjend Berjani-Prishtina
16.Tahir Ajvazi-Elta Gjilan
17.Petrit Shatri-Liria Burim
18.Fiton Ahmeti-Kosovari
19.Art Qorolli-Prishtine
20.Albiona Asllani-Drita Gjilan

Me karateistet do te udhetojne edhe perzgjedhesit: Muhamet Rexhepi, Ylber Syla dhe Afrim Latifi.

Ne rast te mungeses eventuale te ndonje garuesi nga lista do te plotesohen me keta garues sipas radhitjes:

1. Samet Kadriu- Fan
2. Bajram Muhaxhiri-Sharri

Ne liste per kete kamp kane qene edhe keta garues te cilet per arsye objektive nuk do te udhetojne per Tivar.

1.Andi Vokshi-Peja
2.Din Havolli-Llapi

Isak Curri trajner i klubit te karatese ka refuzuar pjesemarrjen e ketyre garuesve  te cilet jane perzgjedhur per te udhetuar:

Diellza Dragusha
Qamil Zeka
Gresa Zhitija
Donmir Bilalli
Adelina Rama

Komisioni per Informim i FKK

Federata e Karatese e Kosoves e permbyll me shume suksese gjashte mujorin e pare te vitit 2012

-Realizohet plani i te gjitha aktiviteteve te planifikuara gjate periudhes janar -qershor 2012.

-Mbi 20 aktivitetet vendore dhe nderkombetare permbyllen me suksese.

Perveç aktiviteteve te shumta FKK permbyll sukseshem  edhe zotimet e marra ne Kuvendin e fundit zgjedhor. Krijimi i faqes zyrtare te FKK, paisja me licence te "sportdata", paisja elektronike si dhe paisja me tatami ishin ato qe jane premtuar dhe realizuar.

Aktivitetet vendore:

Te planifikuara: 12
Te realizuara: 12

1.Seminar teorik per referë,
2.Seminar praktik per referë,
3.Turneu nderkombetar i X te “Ipponi 2012”, Bardhosh
4.Seminar me kampion evropian, Fehmi Mahalla, Prishtine
5.Turneu memorial “Haki Iberdemaj”, Bardhosh
6.Turneu i karatese ‘Shpresat e Kosoves”, Bardhosh
7.Turneu tradicional i karatese “Kosova 2012”, Bardhosh
8.Turneu nderkombetar i karatese “TOP 10”, Prishtine
9.Turneu i karatese “Lidhja e Prizrenit”, Prizren
10.Turneu nderkombetar I X te memorial “Xhevat Makolli”, Prishtine
11.Turneu memorial Curri & Begolli
12.Turneu memorial “Ali Rexhepi”


Aktivitetet nderkombetare:

Te planifikuara:10
Te realizuara:9

1.Turneu nderkombetar I karatese “Austrian Champions Cup”, Austri
2.Turneu Nderkombetar “Swis Open 2012” Zvicer
3.Kampionati Ballkanik, (lobim),Mali I zi
4.Kampionati Boteror I Shotokanit, Stamboll , Turqi
5.Turneu nderkombetar “US OPEN”, Las Vegas, SHBA
6.Turneu nderkombetar “US JUNIOR OPEN 2012”, Las Vegas , SHBA
7.Turneu nderkombetar “OZAWA CUP” Las Vegas , SHBA
8.Kampionati Evropian I Karatese, Wkf, Tenerife, Spanje
9.Turneu nderkombetar “Austrian Junior Open”. Salzburg , Austri

I parealizuar:
1.Turneu nderkombetar i Federates se Karatese se Turqise “Sakaria Open 2012” (per shkak te mos sigurimit te mjeteve financiare).


Rezultatet e arritura ne arenat nderkombetare:

1.AUSTRIAN CHAMPIONS CUP/Hard, Austria/

Pjesemarres:

1.Afrim Latifi, garues
2.Alvin Karaqi, garues
3.Agon Agani , garues
4.Herolind Nishevci, garues
5.Orges Arifi, garues
6.Liridon Fejzullahu, garues
7.Valdrin Rashiti, garues
8.Fadil Arifi, zyrtar

Garuesit tane lane pershtypje te kenaqshme duke fituar 5 medalje, prej tyre 3 te arta dhe 2 te bronzta.

Te arta:
1.Afrim Latifi
2.Alvin Karaqi
3.Liridon Fejzullahu

Te bronzta:
1.Valdrin Rashiti
2.Agon Agani

-Herolind Nishevci edhe pse nuk fitoi medalje, la pershtypje te nje garues elitar .

-Orges Arifi, 16 vjeqar,   beri luftra mjaft te mira, u eliminua ne gjiron e katerte (gjysem finale), i pesti ne radhitje ne mesin e 23 garuesve ne kategori. Ky rezultat eshte mjaft i mire sepse pjesemarrja e tije ishte ne nje kategori me te larte.

Keto rezultate e radhisin Kosoven ne vendin e katert, sipas renditjes me medalje te fituara, ne mesin e 23 shteteve dhe 625 pjesemarresve.


2. SWIS OPEN 2012

Pjesemarres : 11 garues, 1 trajner, 1 refer dhe 1 zyrtarë.

Garues:
Afrim Latifi, Rreze Shatri, Gresa Hyseni, Gentiana Karpuzi, Alvin Karaqi, Agon Agani, Herolind Nishevci, Orges Arifi, Liridon Fejzullahu, Shkumbin Maksutaj dhe Hekuran Sojeva.

Zyrtarë:

Ylber Syla selektor, Safet Ramadani ne cilesine e referit dhe Fadil Arifi, zyrtar.

Me mjete vetanake kane udhetuar: Jetmir Rexhepi, Luljeta Shala, Velerda Agani.
Karateistet kosovar i fituan 8 medale, prej tyre 4 te arta, 3 te argjendta dhe 1 e bronzte.

Te arte:

1.      Afrim Latifi, + 84, luftra, senior
2.      Alvin Karaqi, -78 kg, U 21
3.      Herolind Nishevci, +78 U 21
4.      Hekuran Sojeva, +55, kategoria e femijve 13-14 vjeq

Te argjendte:

1. Gresa Hyseni, U 18, +59 kg, Juniore
2. Orges Arifi, U 18, -55 kg, junior
3. Velerda Agani, -59 kg, seniore

Te bronzte:

1.Alvin Karaqi, senior, -84 kg.

-Safet Ramadani  me shume autoritet ka ndare drejtesine.


STATISTIKE:

Shtete pjesemarrese: 27,
Garues: 1266

Renditja sipas shteteve, fitues te medaljeve:
Nga 27 shtete vetem 16 arriten te fitojne medalje Kosova renditet e 6 ta.
Ndersa ne mesin e klubeve dhe Federatave pjesemarrese, nga mbi 100 klube dhe Federata, Kosova eshte radhitur e III ta sipas numrit te medaljeve te fituara.


3.KAMPIONATI BOTEROR I SHOTOKANIT:

Stamboll,  23 deri 25 mars 2012

Pjesemarres:
Herolind Nishevci, Alvin Karaqi, Drilon Basha, Hana Shatri, Orges Arifi, Hekuran Sojeva dhe Olt Aliu, si dhe perzgjedhesi Muhamet Rexhepi dhe Fadil Arifi.

Me mjete vetanake: Safet Ramadani dhe Nazmi Iberdemaj(refer) dhe garuesit Melos Gashi (Fan)  Arnis Bajraktari (Sharri)  Shemsi Shaqiri (anëtar i Bordit) si dhe prindi Melosit, Avni Gashi te cilet u angazhan vullnetarisht rreth garuesve tane, dhe me kete rast i falenderoj publikisht per kontributin e dhene.

Sipas faqes zyrtare te organizatorit pjesemarres ishin mbi 2500 garues nga shume shtete te botes.


Rezultatet e karateisteve tane:

-5 medalje ( 2 te argjendta dhe 3 te bronzta)

-Hana Shatri, e bronzte, (junore, sipas rregullave te wkf)
-Hekuran Sojeva, i bronzte, mosha 13-14 vjeq, rregullat e wkf
-Alvin Karaqi, i bronzte (kategoria e senioreve, shobu ippon)
-Melos Gashi, i bronzte, kata, mosha 8-9 vjeqare
-Arnis Bajraktari , shobu , mosha 10 vjeqare, kumite


4.KAMPIONATI I BALLKANIT (Mali i Zi)

Pjesemarres  : Fadil Arifi, Muhamet Rexhepi dhe Ylber Syla


Aktivitete pune:

-Takim me Yerolimposin
-Takim me Presidentin e Federates turke, zotin Delihasan.
-Takim me Kryetarin e Federates se Malit te Zi
-Takim me Presidentin e Federates se Kartese te Malit te Zi
-Takim me drejtuesit e Federates Shqiptare, Z.Parid Dule dhe z.Ramiz
Ismajlgeci.
-Takim me prof.Besnik Murati



5.US OPEN , US OPEN JUNIOR DHE OZAWA CUP

Pjesemarres:

Afrim Latifi, Alvin Karaqi, Herolind Nishevci, Agon Agani, Jetmir Rexhepi, Rreze Shatri, Hana Shatri, Orges Arifi dhe Fadil Arifi, Safet Ramadani dhe Ylber Syla, zyrtare.

Me mjete vetanake udhetuan: Naim Shatri (nënkryetar i FKK), Garues: Olt Aliu, Velerda Agani.

Rezultatet:

- Nje e arte ne US Open dhe 2 te bronzta ne Junior Olimpiks Championship
-Perfaqsuesja e jone e pesta ne ekipore, mposhti Algjerine dhe Meksikon

-Afrim Latifi i arte ne US Open , fitoi 9 lufta, nje barazim dhe nje humbje (me diskualifikim)
-Hana shatri dhe Olt Aliu fituan te bronzten ne Junior Olimpic Champioships


Karateistet kosovar shkelqyen me luftra te mira por edhe me rezultate duke shenuar emrin e Kosoves ne mesin e fituesve te kesaj ngjarje elitare ne boten e karatese.

Afrim Latifi fitoi medaljen e arte ne kategorine individuale, +84 kg. Padyshim, ishte garuesi me atraktiv, me I popullarizuari, me i shikuari nga spektatoret e shumte. Ai gjate kesaj gare fitoi 9 luftra, nje barazim (ekipore) dhe nje humbje me  diskualifikim ne kategorine absolute.
Perfaqsuesja e jone ne ekipore, e prire nga Afrim Latifi u rendit e pesta ne mesin e 10 shteteve pjesemarrese ne ekipore.
Ne perballjen e pare e demoluan perfaqsuesen e Algjerise ndersa ne te dyten ate te Mexikos. Ne gjysem finale , pas lendimit te Aganit, u eliminuam nga SHBA, ndersa ne lufta per vendin e trete nga perfaqsuesja boshnjake, pasi qe hym te nendikepuar me nje nje garues me pak per edhe me garues te tjere te lenduar (Nishevci dhe Rexhepi) te cilet pershkak te
lendimeve edhe nuk munden te marrin pjese ne garen individuale.
Padyshim qe ky rezultat eshte befasi e madhe per shtetet dhe garuesit pjesemarres, por rezultat real dhe kjo tregon se karateistet tane jane te pergaditur dhe te barabarte me karateistet tjere boteror.

Perfaqsuesja jone kesaj radhe per se afermi eshte perkrahur edhe nga Ministri Memli Krasniqi i cili perveç qe ka percjellur garat, ka lobuar per njohjen e karatese tone dhe antarsimin e saje ne familjen e madhe te karatese boterore.Ai eshte pritur zyrtarisht nga presidenti i Federates se Karatese Amerikane, zoti DiPaskale, i cili eshte edhe anetar i Bordit te Federates Boterore (WKF). Me zotin Dipaskale jane biseduar mundesite se si Kosova sa me shpejte te netarsohet ne Federaten Boterore te Karatese.

Gjyqtari yne , Safet Ramadani ka ndare drejtesine gjate tri diteve sa zgjaten garat.Ne naten finale ishte ne mesin e gjyqtareve me te angazhuar duke referuar ne tri finalet e mbremjes.

Perveç Us Open-it, karateistet tane morren pjese edhe ne US Open Junior Olimpiks Championship ( deri 17 vjeq), si dhe ne trurneun tradicional, dhe te njohur per neve, Ozawa Cup 2012.

Hana Shatri, juniore dhe Olt Aliu 14 vjeqar fituan medalejen e bronzte duke treguar luftra jashtezakonisht te mira.

Ne Ozawa Cup karatesitet tane ishin mjaft te sukseshem duke fituar keto medale:
Ne ekipore meshkujt (Herolind Nishevci, Agon Agani dhe Alvin Karaqi) te arten , e gjithashtu femrat (Rreze Shatri, Hana Shatri dhe Velerda Agani) te arten si dhe Herolind Nishevci i arte (WKF), dhe Agon Agani i arte ne WKF dhe Velerda Agani e bronzte.
Ne individuale, te artat i morren Hana Shatri e arte ne Shobu Ippon, Velerda e argjendte ne absolute, Orges Arifi i bronzte me rregulla te WKF, Rreze Shatri e bronzte,  Agon Agani i arte (shobu Ippon).


AUSTRIAN JUNIORS OPEN 2012
Salzburg, 15/16 Qershor 2012

Shtete pjesemarrese:25
Garues:960

Pjesemarres:

1.Arnis Bajraktari-Sharri
2.Hekuran Sojeva-Sharri
3.Petrit Shatri-Lira
4.Fortesa Orana-Dardania
5.Orges Arifi-Ippon Prishtine
6.Naim Maloku-Dardania

Zyrtarë:

Fadil Arifi
Naim Shatri
Shemsi Shaqiri


Rezultatet:

Te arte:

1.Fortesa Orana, kadete, +54 kg
2.Orges Arifi, junior, -55 kg


KOMISIONI PER INFORMIM I FKK

Mbahet turneu "Ali Rexhepi"

Ftoheni të merrni pjesë në turneun përkujtimor të karatesë “Ali Rexhepi” më datën 30.06.2012 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:30.

 

Turneu do të zhvillohet në këto kategori:

1.            Top 8, senior – përcaktohet nga selektori i FKK-se z. Ylber Syla,

2.            Top 4, seniore – përcaktohet nga selektori i FKK-se z. Ylber Syla,

3.            Kata inviduale, senior, rregulla e WKF,

4.            Kata inviduale, seniore, rregulla e WKF, dhe

5.            Kumite ekipore, senior (3+1).

 

Ne ju lusim që klubin dhe garuesit tuaj ti paraqitni me email më së largu deri të premten, më 29 qershor në ora 18:00 të Këshilli Organizativ i Turneut në This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.   ose në emailin e FKK-së në This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.  . Pagesë (kuotizim) për pjesëmarrje në turne nuk ka.

Rezultatet e Turneut te XII - "Rrahim Curri dhe Behar Begolli"

Rezultatet e pergjithshme te Turneut te XII - "Rrahim Curri dhe Behar Begolli" i gjeni ketu.

Medalet sipas klubeve i gjeni ketu.

Medalet sipas garuesve i gjeni ketu.

Fortesa Orana dhe Orges Arifi shkelqyen ne Austrian Junior Open, kthehen ne Kosove me dy medalje te arta

Edhe e nje sukses i karateisteve kosovar ne arenat nderkombetare, Fortesa Orana dhe Orges Arifi te arte ne "Austrian Junior Open 2012".

Ne renditjen e shteteve me te sukseshme, Kosova e dhjeta nga 25 shtete pjesemarrese, vetem me 6 pjesemarres me dy medalje te arta te fituara.

Reprezentuesit e karatese kosovare, Fortesa Orana dhe Orges Arifi, jane fitues te medaljeve te arta ne Turneun Nderkombetar te Karatese "Austrian Junior Open 2012" i cili eshte mbajtur mbreme ne Salzburg te Austrise. Fortesa Orana beri luftra te shkelqyeshme. Ne finale mposhti garuesen e Kroacise,ndersa Orges Arifi ishte me i suksesshem se garuesi i
Bosnjes dhe Hercegovines.

Aktualishte, Fortesa Orana eshte garuese e Klubit te Karatese Dardania nga Gjilani, ndersa Orges Arifi eshte garues i Klubit te Karatese "Ippon" nga Prishtina. Eshte garues standard i perfaqsueses kosovare, ku ne vazhdimesi ka arritur rezultate te medha ne arenat vendore dhe nderkombetare. Eshte kampion i Kosoves ne kategorine e junioreve, -55 dhe -61 kg.
Padyshim, keto dy medalje jane mjaft me vlere per karatene kosovare, kur dihet se jane fituar ne nje nder garat me elitare ne Evrope per grupmoshat e reja deri ne U 21.

Me keto medalje Kosova renditet e dhjeta, ne renditjen e 25 shteteve pjesemarrese me rreth 900 garues, ku  u perfaqsua me vetem 6 garues.

Ndersa ne mesin e 140 klubeve dhe Federatave pjesemarrese, bazuar ne medaljet e fituara Kosova gjithashtu renditet e dhjeta.

Edhe pse ende Federata e Karatese e Kosoves nuk eshte pranuar ne Federaten Evropiane dhe Boterore, dyerte per pjesemarrje jane gjetur, dhe me dinjitet e suksese po  perfaqsohen karateistet e saje neper te gjitha aktivitete e deritanishme.

Vlen te permenden pjesemarrjet ne keta muajt e fundit: German Open, Basel Open, Austrian Champions Cup, Swiss Open, Kampionatin Boteror te Shotokanit ne Turqi, US Open, Us Open Junior, Ozawa Cup dhe mbreme ne Salzburg, ne Austrian Junior Open.
Rezultatet jane evidente edhe pas zgjedhjes se perzgjedhesve te rinje, te cilet me perkushtim i jane qasur pergaditjes se perfaqsueses kosovare. Ylber Syla, Afrim Latifi dhe Muhamet Rexhepi kan mbajtur me dhjetra tubime dhe stervitje te perbashketa, ku rezultatet veq jane evidente.

https://www.sportdata.org/karate/ausschreibungen/495/Medaillenspiegel_Nation.pdf


https://www.sportdata.org/karate/ausschreibungen/495/Medaillenspiegel_Verein.pdf


Pjesemarresit tjere Hekuran Sojeva, Naim Maloku dhe Petrit Shatri u eliminuan ne xhiron e pare. Naim Maloku, ne lufte per vendin e trete e fitoi nje lufte por ne luften e dyte u eliminua.

Ne foto:

Orges Arifi, junior

Fortesa Orana, Kadete

Foto e perbashket Arifi dhe Orana

Foto (flamujt e shteteve pjesemarrese)