Dy medalje nga Austrian Junior Open: Orges Arifi i arte ne U 21, -60 kg dhe Melos Gashi I bronzte ne U14

Pas rezultatit te shkelqyeshem te arritur ne Baku nga Alvin Karaqi,
karateistet e Kosoves vazhdojne betejen per rezultate neper arenat
nderkombetare.
Dje dhe sot ne Salzburg te Austrise dy perfaqsuesit e vetem te Kosoves
arriten 2 medalje , prej tyre nje te arte dhe nje te bronzte.
Orges Arifi, edhe kete vit perseriti rezultatet e viteve te kaluara duke
fitura medaljen e arte ne konkurencen e senioreve deri 21 vjeq. Kete
rezultat e arriti ne kumite, ne kategorine deri 60 kg duke mposhtur ne
finale italianin Alibrandi Giuzeppe.
Ndersa medaljen e bronzte e arriti garuesi 13 vjeqar Melos Gashi ne
kumite. Gashi ne luften per vendin e trete ishte me I mire se finlandezi
Virtanen Saku te cilin e mposhti me rezultat 3:0.
Austrian Junior Open eshte nder aktivitete prestigjioze per karateiste
deri 21 vjeq, ne te cilen marrin pjese karateistet me te mire nga Evropa.
Kesaj radhe morren pjese 21 shtete nga Evropa me mbi 1000 sportiste , ne
mesin e tyre edhe shteti afrikan Egjipti si dhe garues nga Kanada.Melos Gashi Orges Arifi, i arte ne Austrian Junior 2015 Orges Arifi , anetar i perfaqsueses se Kosoves ne karate

https://www.sportdata.org/karate/set-online/popup_nennungen_main.php?popup_action=nennungenallnation&verid=1908

Leave a Reply

Your email address will not be published.